Opozita në Maqedoni e quan “farsë” trupin qeveritar për antikorrupsion
Formimi i një trupi koordinues qeveritar për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, sipas opozitës, nuk do të jep asnjë rezultat, pasi sipas saj “është qeveri e korruptuar që udhëheq me krimin”.
Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, i tha Radios Evropa e Lirë se komisioni është formuar për të lënë të pazbardhura të gjitha skandalet me të cilat po përballet qeveria, në veçanti, me atë që njihet si “Haraçi”, e ku dyshohet të jenë përfshirë edhe drejtuesit e Prokurorisë Speciale.
“Unë nuk pres asgjë nga kjo qeveri. Në shumë raste e kam thënë se kjo është qeveria më e paaftë që ka pasur ndonjëherë vendi jonë, ndoshta edhe më gjerë. Shpeshherë thuhet se nëse doni që një çështje të mbetet e pazgjidhur, formoni komisione apo grupe të punës. Pra, nuk pres asgjë, as nga Prokuroria, pasi e kemi parë se Zoran Zaevi kontrollon gjithçka edhe Prokurorinë, edhe Gjyqësinë, dhe gjithçka tjetër, kështu që nuk pres asgjë edhe nga ky trup koordinues”, ka deklaruar Igor Janjushev nga OBRM-PDUKM-ja.
Vendimi për formimin e trupit koordinues për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u bë i ditur të martën nga shërbimi për njoftim i qeverisë.
Ekipi do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pushtetit ekzekutiv, ndërsa do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Duke komentuar reagimet e opozitës dhe opinionet e ndryshme nëse ka pasur ose jo nevojë për një trup të tillë qeveritar, kryeministri Zoran Zaev, tha se kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për përmbushjen sa më shpejtë të reformave që dalin nga procesi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
“Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë pjesë e katër qëllimeve themelore që i kishim para Bashkimit Evropian. Këtu bëjnë pjesë edhe reformat në sektorin e sigurisë sikur edhe ato në administratën publike. Ne kishim një raport të shkëlqyeshëm të Komisionit Evropian, por kjo nuk do të thotë se duhet të rrimë, përkundrazi duhet të fokusohemi me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga raporti, që në tetor të marrim edhe datën e çeljes së bisedimeve për anëtarësim. Në këtë kuadër është edhe qëllimi i formimit të trupit qeveritar”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev.
Disa nga ekspertët ndërkohë një nismë të tillë nuk e vlerësojnë të dëmshme, nëse qëllimet e saj janë të sinqerta dhe nëse përfaqësuesit e këtij trupi punojnë për luftimin e dukurive negative në vend.
“Ky trup qeveritar është një hap i mirë i qeverisë që tregon gatishmërinë e saj për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një trup i tillë me përfaqësues të të gjitha institucioneve, që nuk kanë ndonjë njollë nga e kaluara, konsideroj se do të përballet me devijime dhe rastet e fundit korruptive në vend”.
“Ne nga sektori qeveritar kemi bërë përpjekje të mëdha në të kaluarën, kemi dhënë kontributin tonë, por nuk kishte një trup koordinues, nuk kishte gatishmëri për zbardhjen e aferave. Shpresoj se trup do të dalë me rezultate konkrete”, thotë Vasko Todorovski nga sektori civil./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre