LAJMI I FUNDIT:

Opinioni i Këshillit e dënon sjelljen e Sashe Ivanovskit

Opinioni i Këshillit e dënon sjelljen e Sashe Ivanovskit

Duke shqyrtuar ankesën e Danço Arsovit, lidhur me komentin e pronarit të portalit maktel.mk, Sashe Ivanovski, të bashkangjitur me videon e publikuar më 24 korrik, 2016, Këshilli i nderit konstatoi shkelje të rënda të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë.

“Fjalët e Ivanovski, citojmë: “Gëzohu Cigo, edhe pak dhe sërish do të shkosh në Shutkë, i zhytur deri në fyt në krime…”, shkelin nenin 10, 11, 15 dhe 16 të Kodit të gazetarëve”, thonë nga Këshilli i Nderit, i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.


Ata shtojnë se në këtë rast, pronari i portalit qartë manifeston gjuhën e urrejtjes dhe nxit diskriminim në baza etnike dhe rasore.

“Njëkohësisht, fyen mbarë komunitetin rom, që nuk përkon me etikën e gazetarëve. Prandaj, dënojmë sjelljen e Ivanovskit, i cili në vazhdimësi rëndë shkelë kredibilitetin dhe dinjitetin e profesionit të gazetarit. Këshilli i nderit përsërit se respektimi i standardeve profesionale, kultivimi i vlerave kulturore dhe etnike janë parësore për gazetarët, sepse janë në interes të përgjithshëm, lirinë e fjalës dhe të vlerave të një shoqërie të lirë dhe demokratike”, thuhet nga Këshilli i Nderit. /Telegrafi/