LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor në Prishtinë, arrestohen dy persona dhe konfiskohen mbi 23 kilogramë drogë

Operacion policor në Prishtinë, arrestohen dy persona dhe konfiskohen mbi 23 kilogramë drogë

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas një hetimi rreth një mujor më 29.03.2020, rreth orës 20:45 në rrugën “Kristofer Kristoforidhi’” në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.

Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë: G. S. 1989 dhe M. S. 1983, të shtetas të Kosovës.

“Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.


Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar;

– 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8 gram ( 1 kg e 185.8 gram),
– 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram,
– 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe
– vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar;

– 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21.910 gram ( 21kg e 910 gram ),
– 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram,
– 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori