LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor kundër trafikimit me njerëz – kontrollohen 43 lokale, ndërsa mbyllen 8

Operacion policor kundër trafikimit me njerëz – kontrollohen 43 lokale, ndërsa mbyllen 8

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qëllim të marrjes së masave parandaluese dhe në  dentifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Të premten kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara, ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës.

Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim: 43 lokale të kontrolluara, ndërkaq prej tyre janë mbyllur 8 si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës etj.


Nga operacioni i lartcekur është gjetur një armë zjarri, 1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, janë proceduar 2 raste, ndërsa janë legjitimuar 286 punëtorë.

“Punëtorë të legjitimuar janë meshkuj 80 dhe 206 femra. Shtetas/e të Shqipërisë 33, shtetas/e të Serbisë 19, shtetas/e të Bullgarisë 2, shtetas/e të RKS-së 132”, thuhet në njoftim.

“Për të gjithë shtetas it/et  e huaj/a, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës, qëndrimit, do të vazhdohet me verifikimin e tyre si dhe do të referohen në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për menaxhimin e këtyre rasteve si kompetence e tyre lëndore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyrë profesionale, luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, në mënyrë që të mundësohet një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori