LAJMI I FUNDIT:

Operacion për kriptomonedhat në Tiranë, disa të arrestuar

Operacion për kriptomonedhat në Tiranë, disa të arrestuar
Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion për kriptomonedhat në të gjithë Tiranën.

Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë-Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Bëhet fjalë për një megaoperacion nga krimi ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK. Nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me kriptomonedha.


Gjatë operacionit janë arrestuar disa persona. Pritet informacion më i detajuar nga policia në orët në vijim. /Telegrafi/