LAJMI I FUNDIT:

Operacion kundër ndotjes, arrestohen 9 persona

Operacion kundër ndotjes, arrestohen 9 persona

Policia e Krujës ka arrestuar nëntë shtetas, të akuzuar për ndotje të mjedisit, pasi gjatë prodhimit të gëlqeres, në mënyrë të përsëritur përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e banorëve të zonës.

Gjatë operacionit policor që pa t’u viheshin pranga shtetasve Lulian Agiçi, 38 vjeç; Mirgen Sheta, 37 vjeç; Atdhe Sula, 43 vjeç; Ilir Sula, 34 vjeç; Bajram Sula, 64 vjeç; Liradin Kraja, 61 vjeç; Fatmir Shullazi, 47 vjeç; Ilir Babasi, 48 vjeç; si dhe Dalip Islamaj, 49 vjeç; që të gjithë banues në Krujë; u sekuestrua edhe një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.


Mbetjet e fasonerisë, por edhe plastikë e rrezikshme, do të përdoreshin për djegie në furrat në pronësi të shtetasit Ilir Babasi. Për shtetasit e mësipërm, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës ka marrë materialet në dorëzim për veprën penale të “ndotjes së ajrit” të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. /TCH/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori