LAJMI I FUNDIT:

OnePlus TV mund të lansohet së shpejti

OnePlus TV mund të lansohet së shpejti

OnePlus është një kompani e njohur për telefonat e tyre, por vitin e kaluar kompania konfirmoi se do të zhvillonin një TV të zgjuar.

Detajet e pajisjes ishin të pakta atëherë, por deri më sot nuk kemi dëgjuar shumë në atë front, duke i lënë disa të pyesin nëse pajisja do të vijë ose jo.

Lajmi i mirë është se nëse ishit duke pritur për të parë se si OnePlus mund të merret me tregun e ‘smart TV’, informatori i teknologjisë, Ishan Agarwal, ka shkruar në Twitter se sipas burimeve të tij, lansimi zyrtar i pajisjes do të ndodhë së shpejti.

Nuk u përmendën data specifike, por ai përmend se është “jo shumë larg”.

Sa i përket specifikave, për fat të keq, kjo ende mbetet një mister, por Agarwal spekulon se ekziston një shans i mirë që nuk do të jetë një TV OLED.

Duke pasur parasysh se tregu televiziv është i dominuar nga veteranët e industrisë si Samsung, LG, Sony dhe Panasonic, vetëm për të përmendur disa, jemi kureshtarë se çfarë OnePlus mund të bëj ndryshe.

Kompania në të kaluarën zakonisht mbështetej në çmim për të mbajtur veten ndryshe nga konkurrenca, kështu që nuk do të habiteshim nëse mund të përdorin një taktikë të ngjashme edhe për televizionin e tyre të mençur, por do të duhet të presim dhe të shohim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori