LAJMI I FUNDIT:

OnePlus dëshiron të ofrojë përsëri telefon të mençur, por edhe të lirë

OnePlus dëshiron të ofrojë përsëri telefon të mençur, por edhe të lirë

Kompania OnePlus është konsideruar prej kohësh mbreti i performancës së telefonave të mençur dhe çmimeve midis prodhuesve Android.

Modelet e fundit nga kjo kompani janë OnePlus 8, i cili kushton 699 euro, dhe modeli tjetër është OnePlus 8 Pro, që ka një vlerë prej 899 eurove, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, në të ardhmen, kompania po planifikon të sjellë një telefon të mençur në muajt e ardhshëm. Siç tha CEO i kompanisë, Pete Lau, në një intervistë, ata duan të ofrojnë përsëri telefona të mençur dhe të lirë.


OnePlus Light (që mendohet se ky do të jetë emri i tij), duhet të vijë me një procesor të lirë Mediatek, por gjithashtu të ketë një ekran AMOLED 90Hz, një sensor të gjurmëve të gishtërinjve dhe një bateri 4000mAh.

Në intervistë, Lau gjithashtu jep një këndvështrim që OnePlus dëshiron të ofrojë edhe më shumë pajisje në të ardhmen dhe të ndërtojë një ekosistem të plotë.

Kompania tashmë po shet pajisje të tilla si kufje. Përveç kësaj, OnePlus tashmë ka nisur një SmartTV në Indi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Kalo në kategori