LAJMI I FUNDIT:

“Ombre” frizura – si t’i ngjyrosni vetë flokët në shtëpi (video)

“Ombre” frizura – si t’i ngjyrosni vetë flokët në shtëpi (video)

Nëse ju pëlqen trendi më i ri kur është fjala për ngjyrosje të flokëve, e ashtuquajtura “ombre”, por të mos shpenzoni pa nevojë në sallone frizerësh, shikoni video-xhirimin dhe ngjyrosni vetë!

Materiali i nevojshëm: një brushë dhëmbësh me të cilën do të tretni më mirë ngjyrat, ngjyra çelët kafe dhe e kaltra për flokët, folie alumini (0:10), transmeton Telegrafi.

Pas fazës së parë, flokët me siguri do të duken të thara, mirëpo mos u brengosni shumë, pasi që t’i trajtoni me maska ushqyese pas ngjyrosjes, do të kthehen në gjendje normale.

Duhet të keni shampo dhe balsam për flokë ngjyrë të kaltër, me të cilat në çdo larje të dytë do të trajtoni pjesë “ombre” të flokëve. /Telegrafi/