LAJMI I FUNDIT:

Olivia Culpo shfaq figurën e lakmueshme me bikini teksa pozon në oborrin e shtëpisë së saj

Olivia Culpo shfaq figurën e lakmueshme me bikini teksa pozon në oborrin e shtëpisë së saj

Ish-Miss Universe, Olivia Culpo ka shijuar një ditë ‘argëtuese’ të modelingut të martën.

30-vjeçarja tregoi figurën e saj shumë të tonifikuar dhe të nxirë teksa pozoi me bikini sensacionale me rripa ari që përbëheshin nga sytjena dhe të poshtme në formë V nga marka italiane Solo Mio Swim.

Aktorja brune ishte në oborrin e shtëpisë së saj në Los Angeles, teksa i bënte rrobat e banjës Oro Bronze Collection të dukeshin të pabesueshme ndërsa mbante një palë vathë argjendi.

Duke treguar fizikun e saj mahnitës, Culpo veshi bikini të markës italiane Solo Mio Swim. Solo Mio do të thotë vetëm e imja, thuhet në faqen e internetit të firmës dhe është projektuar nga Solmaz Saberi.

Kendall Jenner pozon me bikini teksa po shijon pushimet në bregdet
Lexo po ashtu Kendall Jenner pozon me bikini teksa po shijon pushimet në bregdet

“Kjo ishte argëtuese”, shkroi ylli në mbishkrimin e saj në Instagram.

Culpo i mbajti flokët brune anash me valëzime të buta teksa shtoi grimin me ngjyrë bronzi. /Telegrafi/