Oliver Spasovski: Heqja e flamurit të Maqedonisë në Kumanovë, një akt i turpshëm (Foto)

Deputeti i LSDM-së nga Kumanova, Oliver Spasovski, e ka dënuar aktin e sotëm të heqjes së flamurit të Maqedonisë dhe vendosjes së flamurit të Shqipërisë në këtë qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në Kumanovë ndodhi një akt i turpshëm. Njiherit Spasovski bëri thirrje që qytetarët të jenë të qetë, të tregojnë se, sipas tij, Kumanova është më e rëndësishme, si edhe bashkëjetesa në qytet dhe në Maqedoni.
Përndryshe, disa të rinj shqiptarë e kanë hequr flamurin e Maqedonisë dhe e kanë vendosur atë të Shqipërisë në një shtyllë në Kumanovë. Policia i ka hetuar dhe ka arritur që t'i kapë. Personat janë të mitur./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































