Ole Gunnar Solskjaer po i bënë valixhet gati, do të shkarkohet nga Unitedi

Manchester United po konsideron shkarkimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes poshtëruese 5-0 ndaj Liverpoolit.
Sipas Manchester Evening News, hierarkia e United po shqyrton shkarkimin e 48-vjeçarit para ndeshjes së të shtunës me Tottenham Hotspur.
Klubi ende nuk ka komentuar mbi pozicionin e Solskjaer pas një paraqitjeje katastrofike në Old Trafford fundjavën që shkoi.
Lojtarët thuhet se janë mbajtur zhveshtores për dy orë pasi pësuan katër gola në pjesën e parë, hera e parë që ndodh në historinë e klubit.
United ka humbur pesë nga nëntë ndeshjet e fundit dhe është pa një fitore vendase në katër të fundit.
Solskjaer iu dha një kontratë e re në verë pasi e çoi Unitedin në vendin e dytë në Ligën Premier dhe një finale të Ligës së Evropës në edicionin e kaluar.
Që atëherë, Djajtë e Kuq kanë transferuar Jadon Sanchon, Raphael Varanen dhe Cristiano Ronaldon në skuadrën e tyre me shpresën që të fitojnë titullin e Ligës Premier që u mungon për afro një dekadë.
Nuk e përballojnë rezultatin: Tifozët e Unitedit largohen nga Old Trafford pa përfunduar ende takimi

Antonio Conte thuhet se është i interesuar të marrë drejtimin e skuadrës nga qyteti i Manchesterit, pasi është i lirë që kur u largua nga Interi në verën e këtij viti.
Solskjaer mbetet sfidues dhe beson se ai është njeriu i duhur për ta ndryshuar këtë situatë, por që kështu nuk po mendon edhe bordi. /Telegrafi/




















































