LAJMI I FUNDIT:

OKB kërkon ndalimin e armëve nukleare, fuqitë botërore shprehen kundër

OKB kërkon ndalimin e armëve nukleare, fuqitë botërore shprehen kundër

Në Nju Jork janë duke u zhvilluar bisedimet e vendeve të OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore dhe angazhimet për eliminimin e tyre të plotë, por aty nuk po marrin pjesë më shumë se 40 shtete, në mesin e të cilave edhe fuqitë më të mëdha botërore nukleare.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor miratoi rezolutën për nisjen e bisedimeve për ndalimin e armëve nukleare, të drejtuar për eliminimin e plotë, gjë që ka inkurajuar të gjitha vendet anëtare të OKB-së që të marrin pjesë në bisedime.

Përkrahësit e çarmatimit nuklear thonë se është koha që të ketë më tepër angazhime për të eliminuar armët bërthamore, por shumë zyrtarë të vendeve që nuk u paraqitën në takim thonë se duke pasur parasysh gjendjen aktuale të sigurisë në botë, nuk është momenti i duhur për një ndalim të tillë.


Në mesin e tyre janë edhe fuqitë nukleare, SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat konsiderojnë se nuk duhet ndaluar tërësisht armët nukleare, por duhet vazhduar me qasje graduale.

Me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1968, pesë vendet nukleare, SHBA, Britania e Madhe, ish-BRSS, Kina dhe Franca u dakorduan që të promovojnë përdorimin paqësor të energjisë nukleare.

Por, India dhe Pakistani, për të cilat besohet se posedojnë armë nukleare, refuzuan ta nënshkruajnë, si dhe Izraeli i cili asnjëherë nuk ka kryer testime publike dhe fsheh të vërtetën për statusin e tij nuklear.

Koreja Veriore është tërhequr nga marrëveshja në vitin 2003 dhe kohëve të fundit është duke kryer gjithnjë e më shumë teste nukleare.

Ambasadorja e SHBA-ve pranë OKB-së, Niki Hejli tha se për të nuk ekziston asgjë më shumë që do të dëshironte se sa një botë pa armë nukleare, por sipas saj, njerëzit duhet të jenë realë.

Sipas saj, një hap i tillë do të nënkuptonte çarmatimin e kombeve të cilat dëshirojnë të mbajnë paqe dhe siguri derisa “djemtë e këqij” do të vazhdojnë të zhvillojnë armët në fshehtësi.

“Koreja Veriore do të festojë, ndërsa të gjithë ne dhe popujt që përfaqësojmë do të jemi në rrezik”, tha ajo në konferencën për media, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve tjera, të cilat po bojkotojnë bisedimet.

Përfaqësuesit rusë dhe kinezë nuk morën pjesë në konferencë, por thanë se nuk do të marrin pjesë as në bisedime.

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, ajo do të obligojë vetëm vendet, të cilat do ta ratifikojnë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori