LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të reagojnë për ndërtimet paleje në Strugë

OJQ-të reagojnë për ndërtimet paleje në Strugë

OJQ-të në Strugë e Ohër reagojnë ndaj kreut të Strugës Merko i cili një ditë më parë tha se nuk i intereson mendimi i OJQ-ve për ndërtimet pa leje. Për më tepër, Merko kritikoi edhe kërkesën e Komisionit Kundër Korrupsionit, që Qeveria dhe jo komuna të merret me ndërtimet e paligjshme.

“Ai nuk mund të flasë në emër të qytetarëve, por duhet qartë të thotë se po flet për biznesin e tij personal ose ndonjë gjë tjetër, dhe jo për të mirën e përbashkët. Ai nuk mund të jetë mbi ligjin sepse deri më tani është dëshmuar se është”, tha Dragana Velkovska-Ohër SOS.

Reaguan edhe arkitektët. Kërkuan që të punohet për një cilësi më të mirë të menaxhimit të hapësirës, por edhe të ketë pasoja nëse dikush punon kundër interesit të qytetarëve.


“Kryetari i komunës është figurë politike i zgjedhur në detyrë, por ai është anëtar i BNJVL-së. Mendoj se më pak që duhet bërë është që të përjashtohet ky kryetar nga BNJVL-ja”, u shpreh Danica Pavlovska – arkitekt.

Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thuhet se ndërtesat e paligjshme në Strugë po ndërtohen me leje dhe njohuri madhe edhe me inkurajim nga ana e Merkos.

“Të ndërmerren masa sa nuk është vonë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga Aleanca i bënë thirrje policisë, Prokurorisë, gjykatës dhe qeverisë të ndërmarrin masa deri sa nuk është bërë vonë. Heshtje në Qeveri për qëndrimet e Merkos rreth ndërtimeve pa leje./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori