LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të me letër publike ambasadorëve për noterët

OJQ-të me letër publike ambasadorëve për noterët

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare, nëpërmjet një letre publike drejtuar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë duke kërkuar që të kontribuojnë që asnjë noter të mos emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë.

Këto organizata në letrën publike, këto ditë janë informuar që ministri në detyrë i Drejtsisë, Abelard  Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë.


“Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambasadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh.

Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i organizatave:

Të nderuar ambasadorë znj. Nataliya Apostolova, z. Christian Heldt, z. Philip S. Kosnett, z. Nicholas Abbott, znj. Marie-Christine Butel dhe z. Piero Cristoforo Sardi, po iu drejtohemi në lidhje me fazën e fundit të emërimit të noterëve të rinj nga ana e Ministrit në largim të Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Ashtu siç jeni të informuar, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr një proces jashtëzakonisht të dyshimtë në përzgjedhjen e noterëve të rinj. Procesi është zhvilluar duke mos respektuar standardet miniminale të transparencës. Lista e kandidatëve të përzgjedhur përbëhet në masë të madhe nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, si dhe nga njerëz që nuk i kanë plotësuar as kushtet formale. Procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinj është zhvilluar edhe gjatë kohës kur ministria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë për shkak të rënies së qeverisë.

Falë mbështetjes suaj publike, sidomos reagimeve të Zyrës së Bashkimit Europian, ambasadorit gjerman z. Christian Heldt dhe Odës Ndërkombëtare të Noterëve dhe Odës Gjermane të Noterëve, noterët e rinj ende nuk janë emëruar nga z. Tahiri. Ne, ju jemi jashtëzakonisht falenderues që keni zgjedhur të mbështesni kauzën tonë për të kundërshtuar emërimin e noterëve në këtë mënyrë.

Këto ditë, jemi informuar që z. Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë. Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambsadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë.

Ne shpresojmë që ju do të vazhdoni të mbështesni kundërshtimin tonë dhe presim që të luani rol proaktiv në përzgjedhjen e noterëve nga qeveria e re. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi noterë të pavarur, të paanshëm dhe të cilët do të gëzojnë besimin publik që është i domosdoshëm për një profesion të tillë.

Me respekt,

Instituti EPIK

Lëvizja FOL

Lëvizja Çohu

Demokraci Plus

Demokraci për Zhvillim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Instituti Demokratik i Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Iniciativa për Progres

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Instituti Columbus

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori