LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të kritikojnë institucionet për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara

OJQ-të kritikojnë institucionet për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara

Kuvendi i Kosovës po pret interpretimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në mënyrë që e njëjta të jetë pjesë e Kushtetutës.

Nga ekzekutivi kanë thënë se pas miratimit në parlament, do të formohet një trup shtetëror për zbatimin e kësaj konvente. Në diskutimin që u mbajt të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, organizatat jo-qeveritare kanë kritikuar institucionet për diskriminimin e grupeve të personave me aftësi të kufizuara.


Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për këtë konventë dhe më pas të votohet në Kuvend.

“Vjen tek ne prapë në kuvend (pas vendimit të kushtetutës), me 2/3 të votave duhet me votua dhe pastaj presidenti me nënshkrua dhe me qenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kemi provuar të bëjmë një grup me personat të cilat janë të interesuar direkt dhe normalisht kemi përfaqësuesit e qeverisë, Handikosin dhe kemi një mysafir të veçantë, i cili është rektori Qerim Qerimi, i cili do të jap shpjegim për hapat që duhet të bëjmë pas aprovimit të konventës”, ka thënë Balje.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut bashkë me përfaqësues të këtyre kategorive kanë diskutuar temën “Caktimi i prioriteteve të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në Kushtetutë”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se Kosova ka zgjedhur një model të mirë që përfshin në kushtetutën e saj instrumente ndërkombëtar për drejtat e njeriut.

“Kjo konventë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara është në mesin e nëntë konventave ose instrumenteve ligjor ndërkombëtar që paraqesin bërthamën e arkitekturës ligjore ndërkombëtare për sa i përket të drejtave të njeriut. Prandaj, kuptimi im është që në këtë rast autoritetet kanë zgjedhur që të veprojnë njësoj edhe me këtë konventë sikurse edhe konventat tjera, e fundit duke qenë Konventa e Stambollit që i është shtuar listës. Konventa është në shqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe pas opinionit të secilit organ, ajo do të ju vije juve si instrument për shqyrtim dhe vendimmarrje. Ajo çfarë Gjykata Kushtetuese sheh në këtë rast është vetëm dimensioni i përputhshmërisë të kësaj konvente, me dispozitat e kapitullit 2 të kushtetutës sonë që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë themelore”, ka thënë Qerimi.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini theksoi se duhet të ketë gjithë përfshirje të institucioneve në këtë proces. Ai shtoi se do të krijojnë një trup shtetëror për koordinim të kësaj konvente.

“Në momentin kur miratohet në parlament, atëherë ne do të krijojmë një trup shtetëror të përbashkët me të gjitha institucionet qeveritare për t’u mirë koordinuar për zbatim të kësaj konvente. Janë 50 nene në këtë konventë që përkojnë me edukimin, me shëndetësinë, mirëqenien sociale, me qasjen, me jo-diskriminim. Në momentin kur të miratojmë në parlament, automatikisht komuniteti që merret për monitorim të kësaj konvente, për çdo nen që është i konventës, është obligim shtetëror i joni për të punuar. Çdo nen nga këto 50 që janë të përfshirë këtu ka një kosto financiare”, ka theksuar Hajredini.

Sebahete Hajdini-Beqiri, e cila udhëheq Down Syndrome Kosova ka shprehur pakënaqësitë sa i takon përfshirjes së të gjitha kategorive me aftësi të kufizuara.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj që shpesh institucionet e Republikës së Kosovës kanë diskriminuar vet grupet e personave me aftësi të kufizuara. Kushtetuta e Kosovës, neni 24 garanton që çdo qytetar duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh edhe llojin e aftësisë së kufizuar. Ne kemi dy ligje që ofrojnë mundësi më të mëdha për dy grupe të qytetarëve me aftësi të kufizuara. Ndërsa, qytetarët tjerë në llojet tjera të aftësisë së kufizuar nuk e kanë mbështetjen e duhur dhe shpresoj që kjo iniciativë e përfshirjes së konventës së personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do ta fuqizojë dhe do ta mbështes fuqishëm aprovimin e projektligjit për personat me aftësi të kufizuara”, u shpreh ajo.

Gjatë vitit të kaluar, ku u shënua viti i personave me aftësi të kufizuar, Hajdini-Beqiri shtoi se janë bërë vetëm gjëra simbolike.

Edhe Rukije Gashi, e cila është interpretuese e gjuhës së shenjave ka pasur kritika për institucionet në trajtimin e personave të shurdhër.

“As te pensionet, as kurrkund hiç. Unë kur po i dëgjojë po çuditem. Llogarit 500 asistentë punësohen, dy vetëm për të shurdhër edhe atë me mezi me UNICEF-in, që e ka marrë përgjegjësinë Ministria e Arsimit pas 15 muajve me i fut në sistem të pagave të tyre. Janë qendrat burimore, por ma mirë i kisha mbyll krejt se me i lënë siç janë. Do të thotë, personi i shurdhër e përfundon shkollën fillore e të mesme, mbet analfabet”, ka përfunduar ajo.

Në vitin 2008 ka hyrë në fuqi Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe protokolli i saj, me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sigurimit që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të drejta të plota. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori