Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Ofrim i materialit pornografik i personave nën 16 vjeç”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 më 24.11.2025.


Po ashtu thuhet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 24.11.2025 - 10:30. Më 03.12.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/