LAJMI I FUNDIT:

Oficer i këmbësorisë, togeri i FSK-së përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme kursin në Gjeorgjia të SHBA-së

Oficer i këmbësorisë, togeri i FSK-së përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme kursin në Gjeorgjia të SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se toger Ylli Dalladaku përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin “nternational Honor Graduate”, dhe gjithashtu me rezultatet arritura u bë pjesë e listës së më të mirëve (Commandant’s List).

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin:


Toger Ylli Dalladaku përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate, dhe gjithashtu me rezultatet arritura u bë pjesë e listës së më të mirëve (Commandant’s List).

Gjatë 19 javëve të këtij kursi, Toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.

Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë West Point në SHBA dhe nga viti 2020 u kthye në Kosovë për të shërbyer si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Suksese të mëtutjeshme.

Ushtarakët tanë, krenaria jonë!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori