Në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar ka diplomuar Oficer Kadet Lirijona Bajraktari.

Shkollimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shkollim një vjeçar dhe përfshin përgatitjen e oficerëve për të shërbyer në pozita të ndryshme në Forcat e Armatosura.


470202916 945269794449262 288389175941799539 n

"Diplomimi këtë vit arriti numrin e të diplomuarave nga Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë Akademi në 30 oficerë dhe është drejtuar nga Gjeneral Sir Patrick Sanders, në emër të Mbretit Charles III", njofton Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Një falënderim i veçantë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin dhe edukimin e oficerëve të Republikës të Kosovës./Telegrafi/