Ai kaloi fundjavën duke u përpjekur të rikthejë romancën me gruan e tij, Cardi B, ndërsa festuan ditëlindjen e 28-të të reperes në Las Vegas.

Dhe Offset bëri përpjekjen e tij për të rregulluar raportet me familjen në një nivel të lartë, pasi i bleu vajzës dy vjeçare Kulture një sedilje makine në 'Rolls Royce'.


“Tetë mijë dollarë sedilje makine dhe vë bast se ka gjalpë kikirikësh dhe ëmbëlsirë për një javë”, shkroi Offset në përshkrim.

34323636 8833749 Daddy s girl Offset took his devotion to mending his family up a m 129 1602569964238 Offset (Foto: Instagram)

Sedilja e makinës ishte e mbuluar tërësisht me lëkurë të tonifikuar dhe kishte emrin e Kulture - si dhe monogramin Rolls Royce - të qepur në pjesën e kokës.

Fansat bënë një vështrim rreth kësaj, marrë parasysh që Offset i dhuroi një makinë të tipit ‘Rolls Royce’ bashkëshortes së tij.

Por, para se artistja amerikane të ulej në veturë bëri një vallëzim pranë burrit, duke bërë që më pas të filmohet gjithandej nga fansat dhe të pranishmit në ndejë.

34323762 8833749 image a 139 1602571298643 Achonti Shanise (Foto: Instagram)

Cardi dhe Offset u martuan në vitin 2017, me takimin e tyre të parë në shkurt në “Super Bowl Ll” në Houston, Teksas.

Ndërkohë që kohëve të fundit reperja ka qenë duke i kërkuar divorcin dhe të njëjtit janë akoma duke u përballur me këtë çështje.

Sido që të jetë, veprimi i fundit i 28 vjeçares ndaj partnerit ka bërë të mendohet që ish-çifti do të ribashkohen sërish. /Telegrafi/

34323954 8833749 image a 140 1602571327217 Cardi B dhe Offset (Foto: Instagram)