LAJMI I FUNDIT:

“Oferta e përfolur nuk erdhi kurrë”, Leonardo zbulon arsyen e dështimit të transferimit te Mbappes te Real Madridi

“Oferta e përfolur nuk erdhi kurrë”, Leonardo zbulon arsyen e dështimit të transferimit te Mbappes te Real Madridi

Shefi i Paris Saint-Germain, Leonardo ka thyer heshtjen ndaj sagës së transferimit të Kylian Mbappe te Real Madridi, teksa ka zbuluar arsyen e dështimit.

Real Madridi bëri një lëvizje të vonshme për Mbappen gjatë afatit kalimtar veror, duke parë një ofertë të vonuar të refuzuar nga PSG pavarësisht se klubi francez përballet me perspektivën e humbjes falas së sulmuesit verën e ardhshme.

Sulmuesi ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dhe marrëveshja e tij aktuale do të përfundojë në verën e vitit 2022, duke i ofruar Los Blancos një shans për të nënshkruar falas me të.


Pavarësisht kësaj, Real Madrid u përpoq të nënshkruante me Mbappen një vit më herët, duke ofruar shumë më tepër se 100 milionë euro në një përpjekje për të bindur PSG-në.

Ancelotti: Nuk ka zhgënjim që nuk arritëm transferimin e Mbappes  
Lexo po ashtu Ancelotti: Nuk ka zhgënjim që nuk arritëm transferimin e Mbappes  

Por, klubi i Ligue 1 qëndroi i palëkundur, i shqetësuar nga perspektiva e humbjes së Mbappen pa para, duke refuzuar me shpejtësi ofertën e Real Madridit.

Dhe sipas drejtorit sportiv të PSG-së Leonardo, oferta përfundimtare e raportuar e Real Madridit prej 180 milionë eurosh në të vërtetë nuk ekzistonte.

“Ne nuk ishim të kënaqur me sjelljen e Real Madridit”, ka thënë fillimisht Leonardo për gazetën Marca.

“Fillimi i negociatave për një nga lojtarët më të mirë në botë në javën e fundit të afatit të transferimeve krijoi një situatë që nuk na pëlqeu”.

“Ne e bëmë të qartë pozicionin mbi ofertën. Nuk ishte e mjaftueshme, ishte më pak nga sa paguanim”.

Gara midis pesë ‘makinave të golave’ në vitit 2021 – Kush do ta fitojë Këpucën e Artë?
Lexo po ashtu Gara midis pesë ‘makinave të golave’ në vitit 2021 – Kush do ta fitojë Këpucën e Artë?

“Oferta e fundit për të cilën ata folën nuk arriti kurrë”.

“Ju nuk mund të organizoni një afat transferimi gjatë dy, tre ose katër muajve dhe të ndryshoni planet tuaja si kjo”, përfundoi braziliani.

Mbappe ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re, dhe siç qëndrojnë gjërat, ai është i lirë të nënshkruajë një para-kontratë me ndonjë klub jashtë Francës qysh në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori