ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u bën thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës.

Në apelin e OEMVP-së, shkruan se fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese.


“Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

OEMVP, njëherësh inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor në vend.