Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë më shumë rritje të pagave.
Ai ka porositur politikanët që në fushata të mos japin premtime të tilla, pasi që sipas tij tashmë është ngulfatur mundësia të ketë punësime të reja në sektorin publik dhe të ketë rritje pagash.
Ligji i ri i Pagave pritet të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti, duke rritur pagat në disa sektorë publikë dhe thelluar edhe më shumë dallimet me sektorin privat.
Rritja e pagave kishte qenë premtim në shumicën e fushatave të kaluara.
Kreu i OEK-ut, Rukiqi, në një prononcim për Ekonomia Online thotë se do të duhej që partitë politike ta kishin një mirëkuptim që në fushatë të mos hyjnë me premtime e pastaj me obligime për të rritur paga, sikur në zgjedhjet kaluara.
“Sepse kjo pastaj po bëhet edhe akt në momentin që po vijnë qeveritë. Atëherë ka pasur premtime për mësuesit, punëtorët shëndetësorë, e për kategori të caktuara për sindikata të ndryshme dhe pastaj ata e kanë rritur presionin dhe kjo ka krijuar efekt të drejtpërdrejtë”, thotë Rukiqi.
“Uroj që partitë politike ta kenë parasysh që është ngulfatur më mundësia me punësu njerëz të rinj në sektorin publik, përveç aty ku ka nevojë të domosdoshme dhe është ngulfat mundësia që me u rrit pagat. Ne buxhetin ose duhet me e bërë buxhet me i mbajt këta njerëz dhe mos me përfitu asnjë tjetër pjesë e shoqërisë, ose me bërë buxhet zhvillimor që përfitojnë të gjithë dhe vendi ia sheh hairin”, tha ai.
Rukiqi vlerëson se Ligji i ri i Pagave përfshin rritje të pamerituara në disa sektorë.
Ai tha se në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë kanë qenë rritje të pamerituara sepse këto dy sektorë nuk janë duke ofruar shërbime cilësore dhe po mungojnë rezultatet.
“Ende nuk e kemi një kosto finale se sa do të kushtoj implementimi i Ligjit të Pagave, kemi ligj por që është më shumë kosto, ata që kanë thënë se është i mirë Ligji është mirë që e kemi, por në anën tjetër nga sektori privat po konsiderojmë se Ligji krijon shumë rritje të pamerituar”.
Rukiqi vë në pah faktin se të rinjtë kosovarë si vend pune janë duke parë vetëm sektorin publik, ku ky i fundit është i stërmbushur me punësime.
Ai mendon se Qeveria e ardhshme duhet të ketë fokus investimet dhe eksportin ndërsa tha se sistemi aktual i edukimit nuk po plotëson nevojat e tregut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje