LAJMI I FUNDIT:

OECD: Lufta tregtare SHBA-Kinë mund të dëmtojë ekonominë amerikane

OECD: Lufta tregtare SHBA-Kinë mund të dëmtojë ekonominë amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump është paralajmëruar që një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës tregtare SHBA-Kinë do të shkaktojë dëme të konsiderueshme për ekonominë amerikane, si dhe pjesën tjetër të botës.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), tha se një intensifikim i mosmarrëveshjes mes Uashingtonit dhe Pekinit do të mund të ndikoj deri në 0.7 për qind të nivelit botëror të Produktit të Brendshëm Bruto, përcjell Telegrafi.


Nën një skenar të tillë, goditja ndaj ekonomisë botërore nga tarifat më të larta mund të arrij në pothuajse 600 miliardë dollarë.

Burimi: OECD

Duke nxjerrë një vlerësim të dobët të ekonomisë botërore, ndërkohë që vazhdon lufta ndërmjet dy ekonomive, OECD thotë se momenti ekonomik i botës është dobësuar ndjeshëm dhe se rritja ishte caktuar të qëndronte me një ritëm më të vogël.

Organizata më bazë në Paris, parashikon se rritja botërore e Produktit të Brendshëm Bruto do të ngadalësohet në 3.2 për qind këtë vit nga 3.5 për qind që ishte në vitin në 2018, përpara se të rritet lehtë në 3.4 për qind në vitin 2020.

Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail
Lexo po ashtu Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail

Nën skenarin më të keq për përshkallëzimin e luftës tregtare, Produkti i Brendshëm Bruto i SHBA-së do të jetë për 0.8 për qind më e ulët, ndërsa ajo e Kinës do të jetë më e ulët për 1.1 për qind.

Mosmarrëveshja tregtare midis dy superfuqive ekonomike papritmas u shkallëzua në fillim të këtij muaji kur presidenti amerikan Donald Trump ngriti tarifën tregtare nga 10 për qind në 25 për qind për mallrat kinezë, ndërsa në anën tjetër Kina rriti tarifat për 60 miliardë dollarë të importeve amerikane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori