LAJMI I FUNDIT:

OECD: Coronavirusi po e dërgon ekonominë botërore drejt tkurrjes që nga viti 2009

OECD: Coronavirusi po e dërgon ekonominë botërore drejt tkurrjes që nga viti 2009

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), rritja ekonomike botërore do të bjerë në nivele që nuk është parë brenda një dekade, ndërkohë që Coronavirusi po godet kërkesën dhe ofertën, duke sfiduar qeveritë dhe bankat qendrore që të përgjigjen ndaj situatës.

Gjithashtu, organizata paralajmëroi për një tkurrje të ekonomisë botërore në tremujorin e parë, ku parashikimi u ul në 2.4 për qind nga 2.9 për qind, që është norma më e dobët që prej vitit 2009.


“Nëse situata përkeqësohet, do të duhen politika të koordinuara mes ekonomive më të mëdha në botë”, deklaroi OECD në raportin “Coronavirusi: Bota nën rrezik”, përcjell Scan.

Nga parashikimet e OECD-së, situata mund të përkeqësohet, ku epidemia në Kinë arrin majën në këtë tremujor dhe infeksionet në pjesë të tjera të botës qëndrojnë të buta.

Nëse zgjat më shumë dhe përhapet më shpejtë në Azi, Evropë dhe SHBA, ndikimi ekonomik do të jetë shumë më i madh. Në këtë rast, ekonomia botërore do të rritet me vetëm 1.5 për qind, me mundësi të recesionit në shumë ekonomi përfshirë Japoninë dhe Eurozonën.

Përmasa e goditjes ekonomike e bën të vështirë për politikëbërësit që të reagojnë, pasi në shumë vende, bankat qendrore kanë boshatisur arsenalin duke ulur normat e interesit nën dyshemesë dhe shpenzuar miliarda në treg të hapur. /Telegrafi/