Efekti i pandemisë COVID-19 ka qenë i dukshëm edhe në çështjet e përmbarimit si në çdo veprimtari tjetër, ndërsa përmbaruesit në Kosovë i janë përgjigjur kësaj situate duke krijuar lehtësira të favorshme për debitorët. Megjithatë, ankesa të ndryshme janë shfaqur nga individët, dhe trajtimi i të njëjtave do të bëhet në seanca me forma alternative pa kontakt fizik.
Këto u thanë mes tjerash gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutua mbi trajtimin e çështjeve përmbarimore gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Feride Podvorica, udhëheqëse e divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, tha se në një periudhë të tillë krize kur është rrezikuar zhvillimi i të gjitha veprimtarive, është e rëndësishme që të respektohen masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Podvorica shtoi se Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve Gjyqësorë në të cilin Kosova ka rolin e anëtarit vëzhgues, përmes një dokumenti ka bërë thirrje që të kufizohen masat e përmbarimit, në mënyrë që sado pak të lehtësohen vështirësitë financiare për qytetarët.
Ajo theksoi se duke u bazuar në këtë thirrje, edhe çështjet e përmbarimit në Kosovë janë trajtuar me lehtësime, duke konsideruar se kriteri kryesor në të cilin është bazuar unioni është nevoja për konsideratë njerëzore dhe morale përballë një situate të paprecedentë.
Arben Gashi, kryetar në Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës, theksoi se institucioni që ai drejton ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimet e marra gjatë kësaj kohe.
Gashi tha se janë rishikuar të gjitha veprimtaritë e përmbaruesve të cilat mund të vazhdojnë operimin pa rrezikuar shëndetin publik.
Ai shtoi se në bashkëpunim me të gjitha organet përkatëse është marrë vendim që pagat dhe pensionet për muajin mars të mos debitohen për llogari të lëndëve përmbaruese. Në përputhje me këtë vendim është kërkuar që llogaritë e bllokuara të qytetarëve të lirohen përkohësisht, duke lejuar tërheqje të pagave pa bërë zhbllokim të llogarive.
Sipas tij, përmes këtij vendimi është synuar që të sigurohet mirëqenia qytetare gjatë kësaj periudhe të krizës.
Elbasan Dervishaj, kryetar i departamentit të profesioneve të lira në Ministrinë e Drejtësisë, u shpreh se ekziston gatishmëri e përmbaruesve për t’u përgjigjur në pyetjet dhe ankesat e qytetarëve mbi llogaritë e tyre apo edhe mbi noterinë dhe aktet noteriale, ku përmendi se përmbaruesit dhe departamentet përkatëse i kanë mbajtur dyert e hapura për qytetarët të cilët kanë pasur kërkesa urgjente.
Dervishaj shtoi se deri më tani ankesat të cilat i kanë pranuar nuk kanë qenë nga bizneset por nga individët, 10 prej të cilave janë iniciuar në komision diciplinor dhe tani janë në pritje të thirrjes së seancave të cilat përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia do të mbahen në forma alternative, ku palët përkatëse mund të dëgjohen por jo edhe të rrezikohen me kontakt direkt fizik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës