Duke e parë me shqetësim situatën ekonomike të krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës që të prezantojë me prioritet pakon e masave emergjente në mbështetje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga masat e ndërmarra për përhapjen e pandemisë.
Duke përsëritur qëndrimin e tyre se mbrojtja e sektorit privat është jetike për një ekonomi të qëndrueshme dhe mirëqenie, ashtu si edhe për të ruajtur aftësinë e shtetit për mbledhjen e të hyrave buxhetore, organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, ritheksojnë nevojën e përpilimit dhe zbatimit të një programi të mbështetjes qeveritare me qëllim të ndërhyrjes së shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për shpëtimin e vendeve të punës.
Sipas njoftimit të tyre, duke pasur parasysh impaktin tejet negativ që pandemia COVID-19 ka pasur në tërë sistemin ekonomik dhe vonesën e institucioneve për t’u dalë në ndihmë ndërmarrjeve të prekura, një numër i madh i punonjësve të vendit do të mbeten pa të ardhura që nga muaji mars.
“Një situatë e tillë do të ndikonte në thellimin e mëtejmë të gjendjes, tashmë të vështirë sociale në vend”, thuhet në reagim.
Prandaj organizatat e biznesit i kërkojnë Qeverisë që jo më larg se këtë javë të aprovojë programin e likuiditetit i cili do të përfshinte:
Një pako financiare në vlerë prej së paku 300 milionë eurosh për fazën emergjente
Subvencionimin e pagave për punonjësit e të gjitha ndërmarrjeve, aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe
Subvencionimin e pagesave të qirasë për të gjitha ndërmarrjet, aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe
Subvencionimin e të gjitha shpenzimeve të tjera operative për të gjitha ndërmarrjet aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe.
Organizatat e biznesit besojnë fuqishëm se Kosova ka kapacitetet e nevojshme buxhetore për ndërhyrje financiare, që do të mund të realizohej përmes riorientimit të mjeteve të planifikuara për investime kapitale, në programin e propozuar të likuiditetit.
“Po ashtu, odat ekonomike rikujtojnë Qeverinë se përqindja e borxhit publik ndaj bruto produktit vendor është e ulët, gjë që lejon hapësirën e nevojshme për rritje të nivelit të huamarrjes me qëllim të mbajtjes së rritjes ekonomike në nivel të dëshiruar”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, Qeveria në detyrë, duhet të nisë menjëherë përpilimin e një programi të rimëkëmbjes për fazën e paspërfundimit të pandemisë COVID-19, i cili do të përfshinte mjete monetare nga buxheti i vendit, por edhe nga organizatat financiare ndërkombëtare.
Organizatat nënshkruese të kësaj deklarate kërkojnë edhe Kuvendi i Kosovës që të mbështesë masat e prezantuara nga Qeveria në detyrë, përfshirë edhe rishikimin e nevojshëm të buxhetit të vitit 2020.
Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, mbesin të zotuara që të ofrojnë përkrahjen dhe ekspertizën e tyre në përpilimin e programit, por edhe në identifikimin e fondeve të vëna në dispozicion për qeveritë dhe sektorin privat në shtetet e prekura nga pandemia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?