LAJMI I FUNDIT:

Oda Veterinare e Maqedonisë: Sektori veterinar është në kolaps, kërkojmë ndihmë nga Qeveria

Oda Veterinare e Maqedonisë: Sektori veterinar është në kolaps, kërkojmë ndihmë nga Qeveria

Gjendja financiare e shoqatave veterinare është alarmante. Mbijetesa e tyre është në pikëpyetje dhe kjo mund të ketë implikime të paparashikueshme në blegtori, si dhe në përballjen me sfidat aktuale dhe të ardhshme shëndetësore, paralajmëron Oda Veterinare.

Për shkak të kësaj situate, Oda ka reaguar edhe një herë me shkresë drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Përmes letrës së dërguar të enjten, Oda kujton se “arsyet kryesore të problemeve që kërcënojnë kolapsin e sektorit janë çmimet e ulëta dhe joreale për aktivitetet me interes publik që janë korrigjuar minimalisht prej një dekade, si dhe vonesa në fillimin e aktiviteteve me interes publik në vitin aktual 2022 për shkak të vonesës në miratimin e Urdhrit vjetor për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve (miratuar në maj 2022, zakonisht miratuar më së voni deri në janar) dhe më pas, përzgjedhja (përmes prokurimit publik) të një laboratori të autorizuar për analizat diagnostike, i cili ka përfunduar në gusht 2022”.


Siç thekson Oda, shoqatat veterinare nuk kanë realizuar të ardhura në bazë të aktiviteteve me interes publik, nuk kanë akumulim të mjeteve dhe nuk mund të sigurojnë as mjete minimale për pagesën e të ardhurave personale.

Drejtori ekzekutiv i Odës, Tomislav Nikollovski, tha për AIM se në mënyrë të përsëritur, përmes formave të ndryshme, kanë insistuar që të zgjidhet kjo situatë e pafavorshme – përmes korrigjimit të çmimeve, paradhënies së aktiviteteve dhe lehtësimeve tatimore, për shkak të kërkesës së parealizuar për uljen e TVSH-së për shërbime veterinarinë në 5 për qind.

Oda veterinare organizon një takim me përfaqësues të shoqatave veterinare për të diskutuar gatishmërinë, masat e ardhshme, problemet dhe vështirësitë në zbatimin e aktiviteteve për kontrollin dhe shtypjen e murtajës afrikane të derrave.

Në takim, Nikollovski thekson se edhe një herë publikisht do të theksohen problemet me të cilat ballafaqohen shoqatat veterinare dhe do të përcaktohet mënyra e veprimit të mëtutjeshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet

Arrestohet "humanitarja" nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Kronika e Zezë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk deklarohen rreth fajësisë, Dushan Maksimoviq deklarohet i pafajshëm

Drejtësi
Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë

Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë

Lajme
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, mungon Kryemyftiu i Shqipërisë, në krye vendoset një imam turk

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, mungon Kryemyftiu i Shqipërisë, në krye vendoset një imam turk

Lajme
Kalo në kategori