LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e shqetësuar që bizneseve po u refuzohen vizat

Oda Ekonomike e shqetësuar që bizneseve po u refuzohen vizat

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për ankesat e komunitetit të biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasin gjatë aplikimit për vizën Shëngen.

Pavarësisht Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila parashikon hapjen e perspektivës së re për bizneset kosovare, këto të fundit nuk mund ta shfrytëzojnë për shkak të procedurës për marrjen e vizave.

“Nëse një biznes kosovar aplikon për vizë, në rend të parë duhet të presë dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet edhe në aspektin kohor edhe financiar dhe mbi të gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia më e madhe e gjendjes financiare të kompanisë”, thekson OEK.

OEK përkujton se për një aplikim nevojiten shumë dokumente dhe askush nuk garanton nëse do të pajiset me vizë.

“Tani në vitet 2016-2017, të njëjtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose iu jepet një vizë disa ditore, dhe e tëra kjo e vë në pyetje partneritetin e promovuar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me këtë qasje të ambasadave evropiane të akredituara në Prishtinë përballë kërkesave të komitetit të biznesit vendor po e prezantojmë MSA-në si një shtëpi të bukur me një arkitekturë atraktive, por pa derë hyrëse dhe dalëse”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës iu bën thirrje ambasadave evropiane në Kosovë që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm me kompanitë nga Bashkimi Evropian, transmeton RTK.

“Bizneset vendore nuk e meritojnë një getoizëm të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata që përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësisë dhe aktiviteteve të tyre”, përfundon komunikata.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori