LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon përsëri anulimin e Rregullores për ashensorë

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon përsëri anulimin e Rregullores për ashensorë

Nuk ekzistojnë kushte për pranimin e Rregullores për ashensorë, alarmojnë nga Oda Ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një numër i dobësive janë zbuluar. Kërkesa për instalimin e pajisjeve shtesë për mbrojtje nga lëvizjet e pakontrolluara të kabinës lart që kushton të paktën 5 mijë euro, përveç kostove shtesë për kompanitë, ishin gjithashtu teknikisht të pamundur. Kërkojnë dorëheqjen e tij dhe takimin me qeverinë.


“Deri në vitin 2019 të gjithë ashensorët duhet t’i përshtaten Rregullores, do të thotë investim më i madh ose shpenzime minimale prej 5 milionë euro çka do ta mbajnë pronarët e ndërtesave, tha Daniela Mihajlovska Vasilevska, nga Oda Ekonomike.

Resorset ministrore deri tani nuk kanë dëgjuar për kërkesat dhe indikacionet e tyre.

Përveç një goditje financiare në disa entitete, ata thonë, ky nen nuk do të përmirësojë funksionalitetin e ashensorëve. /Telegrafi/