Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i është drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit që t’i lënë anash inatet politike dhe të bëhen bashkë në të mirë të qytetarëve të vendit.
Ai ka thënë se është nevojë urgjente që të adresohen sa më parë kërkesat e sektorit privat që të përkrahen kërkesat e tyre.
“Kuvendi i Kosovës dhe secili deputetë duhet të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike. Nevojat urgjente të bizneseve duhet të adresohen sa më parë dhe sektori privat i bën thirrje pozitës dhe opozitës të jenë të unifikuara në përkrahjen e ekonomisë së vendit. Ju bëj apel të konsideroni me seriozitet të lartë gjendjen e sektorit privat sepse një veprim i shpejtë institucional është i domosdoshëm për të mundësuar mbijetesën e ekonomisë sonë. Përderisa të gjithë ne duhet të ndryshojmë sjelljet konform normalitetit të ri, gjithmonë duke synuar parandalimin e përhapjes të valëve të reja të COVID-19, është e rëndësishme të mobilizohemi të gjithë, sidomos Kuvendi e Qeveria, si akterë kyç, në përkrahje të bizneseve”, thuhet në letrën e kryetarit të OEK-ut, përcjell Telegrafi.
Letra e plotë
Para së gjithash, në këtë krizë globale të paprecedentë, është përgjegjësi e gjithsecilit prej nesh të kujdesemi për ruajtjen e shëndetit publik e jetës së njerëzve, si prioriteti numër një në këtë pandemi, të cilën mund ta luftojmë vetëm të bashkuar.
Pashmangshmërisht, edhe ekonomia Kosovare është dëmtuar rëndë nga COVID-19 dhe vendosja e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së tij.
Tanimë, është i njohur dëmi që i është shkaktuar sektorit privat e ekonomisë së vendit si pasojë e pandemisë, prandaj në këtë letër do të mundohem të përqendrohem në zgjidhjet e jo problemet që janë aq të shumta. Në cilësinë e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësues e zëri i më shumë se 15,000 bizneseve, ku ndër vite kemi avokuar për një ambient më të mirë të të bërit biznes, nxitje të investimeve e konkurrueshmërisë së bizneseve, është e vështirë dhe e dhimbshme të flasë për një gjendje ku shumë biznese janë në prag të falimentimit, ku po humbasim mijëra vende pune dhe ku ekonomia e vendit është në gjendje tejet të rënduar.
Sektori privat, padyshim, mbetet nxitësi më i fuqishëm i rritjes së qëndrueshme ekonomike, dhe duhet të trajtohet si i tillë. Mos të harrojmë se sektori privat është taksapaguesi dhe punëdhënësi më i madh. Ai, mes tjerash, garanton mirëqenien e mijëra qytetarëve të vendit. Por, e vërteta e hidhur është se, sot, si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe mosveprimit të shpejtë institucional, bizneset Kosovare po luftojnë për MBIJETESË. Mbijetesa e bizneseve dhe zgjidhja e shumë problemeve tani nuk është e mundshme pa ndërhyrjen e shtetit e cila duhet të jetë me synime të qarta dhe efikase.
Sektori privat, pa kushte ka përkrahur vendin dhe institucionet shtetërore në çdo kohë dhe tani duke njohur e ditur kapacitetin e kufizuar buxhetor, shpreson në përkrahjen e institucioneve përkatëse dhe gjetjen e modaliteteve për të lehtësuar gjendjen.
Momentalisht, është shumë e rëndësishme që Pakoja “emergjente”, të implementohet në tërësinë e saj pa vonesa shtesë, përcjellë nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike që adreson nevojat e sektorit privat. Për biznesin dhe punëtorët e sektorit privat, që janë taksapaguesit kryesorë në vend, ka pak rëndësi se kush duhet të merr vendim, a duhet rishikim buxheti apo jo dhe komplikimet tjera ligjore dhe politike. Rrjedhimisht, konsiderojmë se rishikimi i buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare do të duhej të votoheshin sa më parë, pasi që janë jetike për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe vendeve të punës dhe si të tilla do të duhej të ishin mbi interesin partiak. Gjithashtu, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, mbetet shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një kolaps i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra.
Kuvendi i Kosovës dhe secili deputetë duhet të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike. Nevojat urgjente të bizneseve duhet të adresohen sa më parë dhe sektori privat i bën thirrje pozitës dhe opozitës të jenë të unifikuara në përkrahjen e ekonomisë së vendit.
Ju bëj apel të konsideroni me seriozitet të lartë gjendjen e sektorit privat sepse një veprim i shpejtë institucional është i domosdoshëm për të mundësuar mbijetesën e ekonomisë sonë. Përderisa të gjithë ne duhet të ndryshojmë sjelljet konform normalitetit të ri, gjithmonë duke synuar parandalimin e përhapjes të valëve të reja të COVID-19., është e rëndësishme të mobilizohemi të gjithë, sidomos Kuvendi e Qeveria, si akterë kyç, në përkrahje të bizneseve.
Ne po punojmë çdo ditë në vetëdijesim të bizneseve, duke vendosur theksin në respektim të mirëfilltë të masave të distancës sociale, mbajtje të maskave dhe higjienës nga punonjësit, dezinfektime të rregullta, dhe siguri të produkteve si masa esenciale për mosrritjen e numrit të rasteve.
Kosova nuk e ka komoditetin të humb asnjë vend pune. Kosova e as sektori privat nuk mund të mbeten në mëshirë të fatit e kohës. Ne mbetemi të përkushtuar për të bashkërenduar aktivitetet dhe ofruar ndihmën e pakufizuar, në funksion të përkrahjes së ekonomisë të vendit.
T’i shpëtojmë ndërmarrjet tona.
Dora e shtetit në përkrahje të biznesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri