LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Dorëheqja e Qeverisë do të ketë efekte negative te bizneset vendore

Oda Ekonomike: Dorëheqja e Qeverisë do të ketë efekte negative te bizneset vendore

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se pas vendimin të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, do të ketë efekte negative në klimën e të bërit biznes dhe investimet e huaja.

Kryetari i Odës, Berat Rukiqi, në një konferencë për media tha se gjithmonë kur ka zgjedhje të papritura ka pas efekte negative tek bizneset.

“Gjithmonë kur ka pas rënie të Qeverisë apo dorëheqje të Qeverisë ka pas rënie të klimës së biznesit dhe investimet e huaj. Do të ketë efekte negative”, tha Rukiqi.


Për termocentralin “Kosova e Re”, Rukiqi tha se ka një aranzhim, por tha parakusht për me ecë projekti tutje është votimi në dy e tretave e deputetëve.

Sipas tij, mund të ketë skepticizëm për këtë projekt nga Qeveria e ardhshme.

Për taksën, Rukiqi tha se ajo është vendim politik dhe në rrethanat aktuale nuk beson se do të largohet.

Rukiqi gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për ndërhyrjet në biznesin “Abi Çarshia” në Prizren. Sipas tij, kjo është shqetësuese për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Ndërkaq, avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Taulant Hotaj, tha se vendimi për rrënim është politik, pas siç tha ai asnjë centimetër në objektit të tyre nuk është pronë publike.

Mbështetje kompanisë, “Abi Çarshia” i dha dhe kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Fatos Hoxha, i cili tha se veprimi i organeve komunale në Prizren është në mospërputhje me legjislacionin më fuqi. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori