LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane përshëndet nismën për themelimin e Gjykatës Komerciale

Oda Ekonomike Amerikane përshëndet nismën për themelimin e Gjykatës Komerciale

Duke pasur parasysh rëndësinë që fuqizimi i sundimit të ligjit dhe i drejtësisë komerciale në veçanti kanë për investimet e jashtme dhe të brendshme, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për shtyrjen përpara të iniciativës së rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Në ndërlidhje me këtë, Oda Ekonomike Amerikane i sheh si inkurajuese deklaratat e Ministrisë së Drejtësisë për finalizimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Komerciale deri në vjeshtë të vitit 2020, për shkak të efikasitetit momentalisht të ulët dhe vonesave në trajtimin e rasteve të natyrës komerciale, me të cilat ballafaqohet sektori privat në Kosovë.

Oda Ekonomike Amerikane konsideron se ofrimi i një mekanizmi të shpejtë dhe profesional për zgjidhjen e kontesteve të bizneseve do të përmirësonte zbatueshmërinë e kontratave dhe do të rriste sigurinë e të bërit biznes, duke përmirësuar rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj.


Në fund, Oda thotë se mirëpret edhe planet për krijimin e një divizioni të veçantë për trajtimin e kontesteve të investitorëve të huaj, gjë që pashmangshëm do të ndikonte në rritjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori