Përveç përfitimeve që përgjegjësia sociale korporative sjell në mirëqenien e shoqërisë, ajo gjithashtu ka një ndikim të madh në qëndrueshmërinë e bizneseve, me theks të veçantë në krijimin e një imazhi më të mirë për ata që janë aktivë në këtë aspekt. Kjo u konkludua gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku përfaqësuesit e kompanive anëtare patën mundësinë të diskutojnë mbi efektin e aktiviteteve të tyre në të mirë të shoqërisë.
Agim Hasani nga NLB Bank, theksoi se edhe pse institucioni të cilin ai e përfaqëson ka karakter komercial, përgjegjësia sociale korporative për ta ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sipas tij, fokus i veçantë i kësaj kompanie është kujdesi ndaj segmenteve të caktuara të shoqërisë, të cilat në njëfarë forme janë të margjinalizuara, duke shtuar se vitet e fundit NLB Banka është jashtëzakonisht aktive me projekte të ndryshme të kësaj natyre.
Hasani tha se aspektet e CSR janë të kushtëzuara edhe nga sukseset e institucionit, ku të njëjtat paraqesin një motiv shtesë për rritjen e angazhimeve në drejtim të përgjegjësisë sociale korporative.
Nora Tuli-Karahoda nga Cacttus, u shpreh se kjo kompani ka mbështetur shumë kauza sociale, gjersa edhe me iniciativë individuale ka treguar përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ajo tha se përveç në mënyrë filantropike dhe në vetëdijesim të komunitetit të biznesit për pjesëmarrje në aktivitete të ngjashme, veprimtaria e Cacttus ka ndikuar edhe në krijimin e një atmosfere më të mirë brenda organizatës, duke e transmetuar një ndjenjë për të qenë aktivë përveç tek stafi edhe tek studentët e Cacttus Education.
Erina Rrahmani, udhëheqëse e projektit në Fondacionin Jahjaga, shtoi se një ndër efektet pozitive të përfshirjes së bizneseve në kauza sociale është edhe krijimi i konsumatorëve besnikë. Sipas saj, politikat e CSR brenda një kompanie e rrisin vlerën e perceptuar të konsumatorëve ndaj kompanisë, e bashkë me këtë sjellin besnikëri sidomos nga ata klientë që besojnë në vlera të njëjta. Tutje, ajo u fokusua në nevojën e përfshirjes së grave në pozita udhëheqëse dhe nevojën për diversitet në institucione.
Anita Kosumi nga Banka për Biznes tha se edhe për këtë kompani është shumë me rëndësi pjesëmarrja në aktivitete të lidhura me CSR. Me shpalosjen e disa prej projekteve të BPB-së, Kosumi tregoi për mbështetjen që kjo kompani e ka dhënë sidomos në fushën e kulturës dhe sportit, dhe gjithashtu në rritjen e profesionalizmit tek të rinjtë. Ajo e konsideroi shumë të rëndësishme përfshirjen e çdo kompanie në aktivitete të tilla, sidomos për shkak se ato e rrisin moralin jo vetëm brenda kompanisë por edhe më gjerë.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua edhe mbi nevojën për më shumë investim në edukim, pavarësisht se kthimi në këtë investim bëhet në terme më të largëta kohore. Të pranishmit gjithashtu shtuan se është shumë me rëndësi që promovimi i aktiviteteve të CSR të bëhet pa pagesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit