LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e reciprocitetit

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e reciprocitetit

Integrimi i plotë ekonomik i rajonit të Ballkanit Perëndimor ndikon në rritjen e shkëmbimit tregtar, promovimin e potencialeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe rrjedhimisht për krijimin e vendeve të reja të punës për secilin shtet të këtij rajoni.

Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfuqizimin e barrierave në lirinë e lëvizjes së mallrave, duke e vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm në integrimin ekonomik rajonal, por edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit, si parakusht edhe për avancimin e rrugëtimit euro-atlantik të shteteve të Ballkanit.


“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është edhe përgjigje në thirrjet e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, si dhe dëshmi e përkushtimit të Kosovës për raporte të fuqishme strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatën e OEA, përcjell Telegrafi.

Oda Amerikane në Kosovë rithekson se njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike do ta përmirësonte perceptimin për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit në sytë e investitorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane përsërit qëndrimin e saj për implementimin e marrëveshjeve për komunikacionin ajror, hekurudhor dhe rrugor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të mundësonin fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e potencialit të të dyja vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike, por edhe rikuperim të shpejtë ekonomik pas pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori