Me gjithë vështirësitë të cilat ballafaqohen bizneset e drejtuara nga gratë në Kosovë, të njëjtat padyshim se nuk kanë qenë imune ndaj pasojave të pandemisë, ndërsa ato shpresojnë për përfshirje të veçantë nga Qeveria në strategjinë e rimëkëmbjes ekonomike.
Këto u thanë mes tjerash në forumin virtual të radhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutua mbi mënyrën e përballimit të ndikimit të pandemisë nga gratë në biznes.
Melita Ymeraga, partnere menaxhuese në Melita & Partners, theksoi se kompania e saj ka ndihmuar bizneset e të gjitha sektorëve drejt optimizimit dhe automatizimit të proceseve të punës, gjë që ka qenë shumë e nevojshme në rrethanat e tanishme.
Ajo shtoi se që nga shfaqja e kësaj pandemie biznesi që ajo drejton është ballafaquar me probleme të ndryshme personale por edhe të klientëve, e megjithatë potencoi se për disa ndërmarrje fat në fatkeqësi ka qenë digjitalizimi paraprak i punës.
Ymeraga tha se kjo pandemi ka hapur rrugë për të dëshmuar se proceset digjitale janë më se të nevojshme për çdo biznes, derisa ka ofruar mundësinë që strategjia për digjitalizim të vihet gjithnjë e më shumë në praktikë dhe të përshpejtojë proceset e punës.
Ajo konsideroi se me gjithë rënien e motivimit dhe produktivitetit të punës si pasojë e ndodhive, biznesi i saj ia ka dalë mbanë relativisht mirë, por sidoqoftë shpreson për përkrahje nga Qeveria.
Bleta Zeqiri, kryeshefe ekzekutive në Chocolate Corner, duke përmendur se biznesi që ajo drejton ka të gërshetuar disa sektorë dhe produkti i saj nuk është esencial, theksoi se i njëjti i është mbyllur gjatë periudhës së fundit.
Sipas saj, kjo gjë që ka qenë sfida më e madhe në të cilën ka hasur deri më tani. Zeqiri tha se është në procesin e draftimit të një kontrate për shitjen e produkteve online, gjersa këtë e cilësoi si një mundësi të shfaqur si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19.
Ajo shtoi se këtë periudhë e ka shfrytëzuar për të u fokusuar në sjelljen e produkteve të reja, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me kompani të tjera vendore prodhuese.
Zeqiri gjithashtu shprehu rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të reja të krijuara apo drejtuara nga gratë gjatë kësaj periudhe, ndërsa, sa i përket mbështetjes së bizneseve nga qeveria, ajo shtoi se shpreson për një strategji të mirëfilltë të rimëkëmbjes ekonomike për bizneset dhe qytetarët, me theks të veçantë në ndihmë ndaj grave në biznes.
Kujtesa Nezaj-Shehu, drejtoreshë e Zyrës dhe Avokate në SDP Kosova theksoi se të bërit biznes në Kosovë është mjaft sfidues për gratë edhe në situatë normale, ndërsa situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar edhe më tutje në rritjen e vështirësive të tilla.
Ajo megjithatë tha se ka arritur të bëjë mobilizim të menjëhershëm të punës, pasi për fat të mirë zyra e saj ka investuar paraprakisht në digjitalizimin e veprimtarive të cilat lehtazi e kanë mundësuar punën edhe në këto rrethana.
Nezaj-Shehu shtoi se pavarësisht kësaj, një ndër ballafaqimet kryesore ka qenë koordinimi i mirëfilltë duke pasur parasysh përgjegjësitë e tjera që ajo ka si grua jashtë punës, meqë puna nga distanca ka pamundësuar të pasurit një orar të rregullt.
Ajo u shpreh se kjo periudhë ka dëshmuar se praktika e punës nga distanca është e mirëseardhur për disa pozita të cilat nuk janë esenciale, meqë e njëjta do të ndikonte në optimizimin e shpenzimeve operative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht