LAJMI I FUNDIT:

Oda e Infermierëve i reagon SHSKUK-së për rastin e logopedit: Ne nuk mbajmë përgjegjësi për profesionistët shëndetësorë që punojnë pa licenca

Oda e Infermierëve i reagon SHSKUK-së për rastin e logopedit: Ne nuk mbajmë përgjegjësi për profesionistët shëndetësorë që punojnë pa licenca

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë (OIK), ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK), lidhur me rastin e logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare.

Fazliu ka rezultuar se ka ushtruar profesionin pa pasur licencë e për këtë SHSKUK-ja ka thënë se sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet.

Por, nga kjo e fundit përmes një reagimi publik kanë thënë se s’mund të mbajnë përgjegjësi nëse profesionistët shëndetësorë operojnë apo fitojnë në konkurse pa pasur licencën përkatëse.


“OIK ka të dhëna dhe regjistra të saktë për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të licencuar, mirëpo ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi nëse ata operojnë apo fitojnë në konkurse pa pasur licencat përkatëse. Është përgjegjësi e institucioneve që të mos mbajnë profesionistë shëndetësorë të pa licencuar në institucionet e tyre”, thuhet në reagimin e Odës së Infermierëve.

Tutje, kanë thënë se tentimi që kjo përgjegjësi t’i atribuohet odave të profesionistëve tjerë shëndetësorë është i pabazuar dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“Andaj, i bëjmë thirrje menaxhmentit të SHSKUK-së që të tërheqë këto deklarata të pamatura dhe të kërkojë falje publike odave të profesionistëve shëndetësorë”, thuhet tutje.

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Në videon e publikuar nga mediat i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori