Infermierët kosovarë, të cilët nuk do të arrijnë të ri-licencohen deri në fund të këtij viti, do të obligohen që të vijojnë modulin shtesë të praktikës (6) gjashtë mujore, që të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimit të licencimit. Atyre iu është dhënë edhe një mundësi që të paraqesin provimin e ri-licencimit, deri më 15 gusht të këtij viti
Data 15 gusht është afati i fundit kur infermierët mund të paraqesin provimin për t’iu nënshtruar procesit të ri-licencimit. Kjo pas shtyrjes së fundit të afatit për vazhdimin e procedurave të ri-licencimit me vendim të Këshillit Drejtues të OIK-ut.
Oda e Infermierëve të Kosovës u ka dhënë edhe një mundësi gjithë infermierëve që nuk kanë kaluar procesin e ri-licencimit përmes provimit, që këtë ta bëjnë përmes provimit.
Në vendimin e nxjerrë nga Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, për vazhdimin e procedurave dhe afatit të ri-licencimit, të gjithë anëtarët e OIK-ut, të cilëve iu ka skaduar validiteti i licencës deri me 31.12.2018 e që nuk kanë arritur pikët e mjaftueshme për ri-licencim përmes procesit të valorizimit obligohen që t’i nënshtrohen provimit profesional të licencës sipas moduleve të përcaktuara me vendimin e datës 24 korrik 2019.
“Afati i parë i paraqitjes së provimit ka filluar nga data 26 korrik dhe përfundon më datë 15 gusht 2019”, ka thënë Naser Rrustemaj, kryetar i OIK-ut.
Për çdo afat, sipas tij, vijuesit duhet të paraqesin provimin deri më datën 15 ndërsa provimi duhet të mbahet pas datës 25 deri në fund të muajit.
Sipas Rrustemajt, taksa për kandidatët që paraqesin provimin sipas afatit është në lartësinë prej 100 Euro.
“Ndërsa nga data 01.10.2019 lartësia e taksës do të jetë 150 Euro”, ka thënë ai.
Sipas kryetarit Rrustemaj, kandidatët të cilët dështojnë të ri-licencohen deri në fund të këtij viti, atëherë do të obligohen që të vijojnë modulin shtesë të praktikës (6) gjashtë mujore, që të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimit të licencimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'