Oda e Hotelerisë dhe Turizmit pret lirimin e masave, thotë se ministri Vitia është duke pritur rezultate nga terreni

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka shtyrë të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë, pasi që sipas tyre kanë marrë premtime nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për lirim të masave.
Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit dhe ministri Vitia është zhvilluar më datën 18 maj, transmeton Telegrafi.
“Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishikimit të kërkesave të OHT ndaj masave antiCovid, duke i përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që i përfaqëson OHT (salla të dasmave, pishina, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera), me ç’rast u kërkua që sa më parë të dilet me një vendim të ri, dhe lehtësim të masave për këto sektorë! Siç e kemi cekur takimi ka shkuar shumë mirë, dhe biseda ka qenë në favor të përfaqësuesve tanë”, thuhet në njoftimin.
Më tej, në komunikatë thuhet se ministri Vitia ka kërkuar kohë deri më 26 maj, për shkak që është në pritje të disa rezultateve të hulumtimit që janë duke bërë në terren.
“Z. Vitia ka kërkuar t’i jepet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marrin një vendim për lirimin e masave ndaj sektorëve që akoma qëndrojnë mbyllur.
Pra, kreu i OHT-së z. Sogojeva bashkë me kryesinë e shohin të rrugës që të shtyjnë të gjitha veprimet që kanë pasur plan t’i vejnë në praktikë, për shkak se kanë marrë shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektorët e mbyllura. Kjo shtyrje do të jetë deri me datë 26.5.2021 në ora 17:00, me ç’rast ne atë kohë pritet të dalin rekomandimet nga takimi i OHT me ministrin z. Vitia”, vijon njoftimi.
Tutje në njoftim thuhet se “edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera si motra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia.
“Kjo do të vlejë deri më datë 26.5.2021 në ora 17:00, dhe pastaj OHT do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë”, vijon njoftimi.
Ndryshe, në Kosovë numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rënie kohëve të fundit, ndërkohë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame