LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me ZRRE-në me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset

Oda e Afarizmit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me ZRRE-në me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi, u pritën në takim nga përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bordit, Arsim Janova.

Qëllim i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet OAK-së dhe ZRRE-së, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset.

“Përmes këtij Memorandumi OAK dhe ZRRE pajtohen që në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre. Ato gjithashtu do të këmbejnë informatat e domosdoshme, që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit”, thuhet në njoftimin e OAK-ut, përcjell Telegrafi.


Janova theksoi që është i hapur për bashkëpunim me odën ashtu që të arrihen përmirësimet e nevojshme dhe të krijohen lehtësira për shoqërinë në përgjithësi, e në veçanti për bizneset.

Krasniqi shtoi që qëllim i themelimit të OAK-së është përmirësimi i gjendjes reale të të bërit biznes në Kosovë, për të arritur këtë oda vazhdimisht po angazhohet në identifikimin e problemeve, ofrimin e alternativave për zgjidhje dhe adresimin tek insitiucionet kompetente. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi

"Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork”, Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane

Ekonomi
Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Kalo në kategori