LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon nga ASK që të mos ketë vonesa në publikimin e raporteve të statistikave vendore

Oda e Afarizmit kërkon nga ASK që të mos ketë vonesa në publikimin e raporteve të statistikave vendore

Mospublikimi i statistikave në kohë për gjendjen reale në vend po vështirëson çasjen dhe vlerësimin e gjendjes.

Për këtë arsye Oda e Afarizmit kërkon nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që publikimi i raporteve për vlerësimin e gjendjes në vend të bëhet në kohë reale dhe pa vonesa.


“Jemi dëshmitarë se mospublikimi i raporteve dhe vonesat e tilla janë duke ndodhur nga ASK, kur dihet se tek në muajin dhjetor është publikuar Anketa e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë 2020 (gjegjësisht me datën 22.12.2020), përderisa Shqipëria, Anketën Tremujore të Forcave të Punës për TM2 e ka publikuar më 10 shtator 2020. Në kohën kur është publikuar nga ASK, TM2 2020 realisht do të duhej të publikohej TM3 2020. Ndërsa edhe këto të dhëna të grumbulluara nga terreni, janë bërë në muajin korrik dhe gusht dhe jo gjatë kohës së vrullit me raste të pandemisë”, thuhet në reagimin e OAK-ut.

Kësisoj, vende e rajonit po arrijnë të i’u ndihmojnë qytetarëve, bizneseve, institucioneve, etj., për t’u pajisur me informacione të dorës së parë për gjendjen reale dhe për të ndërrmarr hapa konkret varësisht nga gjendja e krijuar në vend. /Telegrafi/