LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon nga Abrashi përkrahje për punësimin e mijëra shoferëve

Oda e Afarizmit kërkon nga Abrashi përkrahje për punësimin e mijëra shoferëve

Mbi 200 milionë euro qarkullim dhe mijëra persona nuk po mund të punësohen në Kosovë si rezultat i dështimit të Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në rrjetin e transportit evropianë (CEMT) dhe Transportit Ndërkombëtar (TIR).

Si rezultat i kësaj për mbi 90 për qind të transportit për në Kosovë, bizneset tona detyrohen të shfrytëzojnë transportin e rajonit duke kontribuar në punësimin në rajon dhe buxhetet e këtyre vendeve.


Këto dhe kërkesa për rritjen e numrit të kuotave për transportuesit tanë në vendet e rajonit ishin tema të diskutimit të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Transportit, Arban Abrashi.

Një kërkesë tjetër që OAK ka kërkuar edhe më herët është rregullimi i rrugës për bizneset që operojnë në zonën e Harilaqit, të cilat po përballen me problemet në infrastrukturë.

“Këto biznese kanë bërë investime të mëdha në këtë zonë dhe cilësohen si biznese të mëdha dhe shumë të suksesshme në veprimtarinë e tyre por kushtet jo të mira infrastrukturale po paraqesin një problem shumë të theksuar për këto biznese. OAK ka vizituar këtë zonë dhe ka mbajtur takime me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, dhe lidhur me këtë kërkesë kemi marrë premtimin që shumë shpejtë do të fillohet të rregullohet kjo rrugë mirëpo ende nuk është iniciuar asgjë”, u tha ndër të tjera në këtë takim. /Telegrafi/