LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit i drejtohet deputetëve për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje: Bashkohuni për mbijetesën e bizneseve dhe qytetarëve

Oda e Afarizmit i drejtohet deputetëve për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje: Bashkohuni për mbijetesën e bizneseve dhe qytetarëve

Oda e Afarizmit ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, në mënyrë që t’i ndihmohet biznesit dhe qytetarëve.

Sipas OAK, mosmiratimi i Projektligjit ka krijaur vështirësi për mbijetesën e biznesit.

“Bizneset kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe partitë politike të unifikohen me qëllim që sa më parë të kalohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike, e modifikuar me kërkesat e bizneseve dhe grupeve parlamentare. Mosmarrja parasysh e kërkesave të bizneseve dhe punëtoreve, duke i mbyllur ato dhe mospërkrahur, injorimi i vazhdueshëm i kërkesave nga ana e deputeteve të Kuvendit që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që vendet e rajonit kanë ndryshuar me dhjetëra ligje dhe kanë kaluar disa pako, i ka indinjuar në masë të madhe bizneset të cilat kërkojnë që në mënyrë urgjente, deputetet t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre”, thuhet në njoftim.


Bizneset kërkuan takim urgjent me shefat e grupeve parlamentare, në mënyrë që edhe njëherë të i’u sqarohen kërkesat e bizneseve dhe të kaloj Projektligji në Kuvend.

Sipas OAK, në rast se nuk do të merren parasysh këto kërkesa, bizneset bëjnë të ditur se nuk do të rrinë duarkryq dhe do të reagojnë me të gjitha kapacitet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori