Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin e kaluar rekomandoi që nga lista e ilaçeve antivriale për trajtimin e pacientëve me COVID-19, të largohet Remdesiviri. Përkundër kësaj profesionistët shëndetësor në Kosovë, ende po vazhdojnë ta përshkruajnë këtë ilaç për pacientët. Kjo pasi klinicistëve iu ka mbetur të zgjedhin se a do duan t’ua japin pacientëve apo jo.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se nuk e kanë ndaluar përdorimin e Remdesivirit për trajtimin e pacientëve me COVID-19, pasi këtë e kanë lënë në dorë të klinicistëve.
“Ministria e Shëndetësisë ka krijuar një grup pune i cili në vijim të pandemisë ka miratuar udhërrëfyesin për menaxhimin klinik të rasteve COVID-19, natyrisht në kuadër të këtij protokolli është edhe Remdesiviri, por ne po themi prapë që fjalën përfundimtare apo verdiktin final nëse një medikament i caktuar përdoret ose jo kundër sëmundjes, siç është COVID, e thonë punëtorët shëndetësorë… Janë klinicistët ata që merren drejtpërdrejt me trajtimin e COVID-it dhe që sugjerojnë nëse një ilaç duhet të përdoret ose jo”, theksoi ai, për KosovaPress.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha tha se në këtë klinikë po vazhdon ende të përshkruhet ky bari antiviral dhe se mjekët janë ata që vendosin se në cilat raste mund të përdoret apo jo.
Ajo tha se janë në konsultim edhe me shtetet e tjera të cilat po e përdorin këtë ilaç për trajtimin e pacientëve me coronavirus.
“Remdisivir e dimë që është një bari antiviral dhe po ashtu me një kosto të lartë rekomandimet janë, mirëpo ne ende në klinikë kemi vazhduar me dhënien e Remdesivirit. Dhe meqenëse kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk ka shumë njohuri dhe hulumtime të kësaj sëmundje, jemi konsultuar me shumë shtete të ndryshme. Me protokolle të atyre shteteve dhe në disa shtete ende aplikohet kështu që klinicistët janë ata të cilët vendosin se në cilat raste dhe në cilat indikacione klinike do të jepet”, deklaroi drejtoresha e Klinikës Infektive.
E nga Shoqatat e Pacientëve në Kosovës, Besim Kodra ka kërkuar që të respektohet rekomandimi i OBSH për mos përdorim të barit antiviral Remdisivir për koronavirus.
Ai tha se rekomandimet e OBSH-së klinicistët e Kosovës nuk duhet t’i vënë në pikëpyetje.
“Çdo rekomandim që vjen prej organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet ta respektojmë ne nuk jemi në pozicion që t’i vëmë në pikëpyetje… Klinicistët janë ata që e vlerësojnë reagimin e një bari. Mirëpo meqenëse kemi një organizatë kompetente e cila ka thënë që nuk duhet me u përdore edhe klinicistët tanë nuk janë aq me kompetencë sa OBSH, prandaj po them ajo që ka thënë OBSH nuk duhet t’i vihet pikëpyetje”, deklaroi Kodra.
Ndërsa, anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fitim Uka ka kërkuar që ky medikament mjekësor të largohet nga përdorimi për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
“Përderisa është promovuar dhe përdorë në vendet e ndryshme të botës për një kohë nuk mund ta gjykojë askënd që e ka rekomanduar prej profesionistëve shëndetësor dhe në mesin e pacientëve në Kosovë sepse ka qenë praktikë ndërkombëtare ka qenë pjesë e protokolleve në pjesë të ndryshme she nuk shoh diçka të keqe në këtë mes. Por, në momentin kur OBSH rekomandon që diçka të mos përdoret jam i prirë që t’i besoj rekomandimit dhe mendoj që edhe ne ta largojmë nga përdorimi”, tha ai.
Ilaçi antiviral remdesivir ka qenë në protokollin e barnave për trajtimin e pacientëve me coronavirus, e po këtë medikament qytetarët e Kosovës duhet ta sigurojnë vetë pasi ka pasur mungesë të tij në institucionet publike shëndetësore. Kostoja për blerjen e Remdesivirit është mjaftë e lartë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker