Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) u publikua në kohën kur pandemia e COVID-19 po ndryshon mënyrën e të punuarit dhe po rrit mundësinë për të punuar me orë më të gjata.
Studimi i OBSH-ILO, botuar në revistën Environment International, është analiza e parë globale e rreziqeve për jetën dhe shëndetin që lidhen me orët e punës.
Hulumtimi nuk përqendrohet në pandeminë, por në vitet paraardhëse. Autorët studiuan të dhëna nga dhjetëra studime që përfshinë qindra mijëra pjesëmarrës.
“Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin. Është koha që qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit të vetdijësohen se orët e gjata të punës mund të çojnë në vdekje të parakohshme”, tha Maria Neira, drejtoreshë e Departamentit të Mjedisit, Ndryshimit të Klimës dhe Shëndetësisë të OBSH-së.
Studimi arriti në përfundimin se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rritje prej 35 për qind të rrezikut nga pësimi i një goditjeje në tru dhe një rritje prej 17 për qind të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me punën nga 35 në 40 orë.
Sipas OBSH-së dhe ILO-së në vitin 2016, vlerësohet se 398 mijë njerëz vdiqën nga goditja në tru dhe 347 mijë nga sëmundja e zemrës, pasi punuan të paktën 55 orë në javë.
Midis vitit 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve për shkak të sëmundjeve të zemrës të lidhura me orët e gjata të punës u rrit me 42 për qind, ndërsa shifra për goditje në tru u rrit me 19 për qind.
Shumica e vdekjeve të regjistruara ishin midis njerëzve të moshës 60 deri 79 vjeç, të cilët kishin punuar 55 orë ose më shumë në javë kur ishin midis 45 dhe 74 vjeç.
“Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së shumë njerëzve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Puna online është bërë e zakonshme në shumë industri, shpesh duke turbulluar kufijtë midis shtëpisë dhe punës. Përveç kësaj, shumë biznese janë detyruar të zvogëlojnë ose të mbyllin operacionet për të kursyer para, dhe njerëzit që janë ende në listë pagash përfundojnë duke punuar më shumë”, thotë OBSH-ja. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër