eksperti-banner

Kërcënimi i një pandemie globale po rritet, ndërsa coronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke prekur Azinë, Evropën, Lindjen e Mesme, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë nga Organizata Botërore e Shëndetit.

"Tani që virusi ka prekur shumë vende të botës, kërcënimi i një pandemie është bërë shumë i mundshëm”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të hënën.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa numri i të prekurve në Kinë po shënon ulje, coronavirusi po përhapet në pjesët e tjera të botës, duke u konfirmuar më shumë se 111,000 raste.

Vendet më të prekura në botë përjashtuar Kinën, janë Koreja e Jugut me 7,500 raste, Italia dhe Irani me më shumë se 7,000 të infektuar.

Në SHBA raportohet se deri më tani janë konfirmuar 560 raste nga coronavirusi, i përhapur në 30 shtete.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit janë shprehur se janë afër drejt një shpallje të pandemisë globale nga COVID-19, megjithëse Kina dhe Singapori kanë frenuar përhapjen në vendet e tyre.

"Kur virusi arrin në 100 vende, madje edhe në 100,000 të prekur, është koha të ndalemi dhe të mendojmë pak, javën e kaluar ishin vetëm 30 vende”, tha Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së. /Telegrafi/