LAJMI I FUNDIT:

OBSH e konsideron Omicronin më pak të rrezikshëm se Delta

OBSH e konsideron Omicronin më pak të rrezikshëm se Delta

Sipas informacionit të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), lloji i virusit Omicron mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave kundër COVID-19, por është më pak i rrezikshëm se varianti Delta.

Thuhet se deri më tani janë mbledhur një sasi e kufizuar e të dhënave dhe se nuk ka dëshmi të konfirmuara se sa efektive janë vaksinat kundër variantit Omicron.

Bazuar në të dhënat paraprake dhe një profil të ndryshuar ndjeshëm të proteinës së variantit Omicron, mund të supozohet se efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit dhe transmetimit të llojit omikron do të reduktohet, thuhet në deklaratë.


Në të njëjtën kohë, OBSH vëren se të dhënat paraprake tregojnë se lloji i ri do të jetë më pak i rrezikshëm, sepse shumica e rasteve ishin asimptomatike ose me simptoma të lehta deri në mesatare.

OBSH thekson se lloji Omicron është konfirmuar në 63 vende dhe se, sipas treguesve paraprakë, do të kalojë variantin delta në shpejtësinë e përhapjes në botë.

Informacioni shton se ende nuk është e qartë se me çfarë lidhet përhapja e shpejtë e llojit të ri të coronavirusit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori