LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Coronavirus nuk ka arritur ende kulmin në Kinë

OBSH: Coronavirus nuk ka arritur ende kulmin në Kinë

Të mërkurën, pati një rënie të vogël të numrit të rasteve të reja me coronavirus në Kinë.

Ëshë shumë shpejt të thuhet se shpërthimi i coronavirusit ka arritur kulmin në Kinë, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) – por ajo pranoi një rënie inkurajuese të rasteve në vendin nga origjina e virusit.

Kjo shënon herën e parë që nga fillimi i shpërthimit të coronavirusit në Wuhan në dhjetor 2019 që numri i rasteve në Kinë ka rënë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, numri i të vdekurve është rritur për 76 që nga dje, me 566 viktima të raportuara tani.

Më shumë se 28,000 njerëz janë infektuar tani në Kinë, me raste që rriten me afro 4,000 midis të mërkurës dhe të enjten.

Dr Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, tha se ishte shumë e vështirë të bësh parashikime për rrjedhën e sëmundjes së raportuar së pari në qytetin kinez Wuhan në fund të dhjetorit, duke përmendur: “Ne jemi akoma në mes të një shpërthimi intensiv”.

“Ka cikle transmetimi, dhe mund të shohim që ato raste rriten gjatë ditëve në vijim. Por të paktën për momentin, gjërat janë të qëndrueshme”, tha Ryan gjatë një konference për shtyp.

Dr Ryan vuri në dukje se numri i infeksioneve në Hubei, provinca në të cilën ndodhet Wuhan, vazhdon të rritet vazhdimisht.

Është jashtëzakonisht e vështirë të parashikosh trajektoren e një epidemie, dhe coronavirusi nuk është përjashtim.

Në të vërtetë, gazeta China Daily raportoi këtë javë që Zhong Nanshan, një ekspert në Akademinë Kineze të Inxhinierisë për të cilin thoshte se ishte pjesë e ekipit që merrej me shpërthimin, kishte ndryshuar parashikimin e tij të mëparshëm të 28 janarit që epidemia do të arrijë kulmin në shtatë deri në 10 ditë në një parashikim të ri që tani do të arrijë kulmin brenda 10-14 ditëve që nga 2 shkurti. Ai nuk dha detaje mbi atë që kishte ndryshuar parashikimi.

Autoritetet kineze thanë të enjten numri i vdekjeve në territorin e Kinës u rrit me 73 në 566, me konfirmime më shumë se 28,000 infeksione.

Ekonomistët në agjencinë e vlerësimit të Fitch thanë të mërkurën se shpërthimi i sëmundjes do të ketë një ndikim në rritjen ekonomike të Kinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori