LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zgjedhja e gjykatësve kushtetues në kundërshtim me rregulloren

OBRM-PDUKM: Zgjedhja e gjykatësve kushtetues në kundërshtim me rregulloren

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka reaguar sot ndaj prolongimeve të vazhdueshme të seancës së 88 në dy ditët e fundit. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski akuzoi shumicën parlamentare se bllokon punën e Kuvend dhe i bëri thirrje që të fillojnë të sillen me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Në lidhje me votimin e dy gjykatësve kushtetues, që janë në rend dite në këtë seancë parlamentare, Micevski tha se, do të kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës, pasi mënyra e zgjedhjes së tyre është në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën, pasi propozimi është për tre gjykatës kushtetuese dhe ai duhet të votohet në tërësi.

“Procedura dhe rregullorja në Kuvend përfundon, nëse kalon zgjedhje e këtillë e gjykatësve kushtetues. Kemi pasur ditë të zbrazëta javën e kaluar, kush e pengoi kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të punojë. Pas mosveprimit të pushtetit fshihet paaftësia e tyre. 11, 12 muaj nuk kanë punuar në atë pikë që sot në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën ta kompletojnë Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Nikolla Micevski, OBRM-PDUKM.


Nga ana tjetër, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së. Jovan Mitrevski tha se, nuk kanë shkelur procedurën në lidhje me gjykatësit kushtetues, duke shtuar që nuk do të lejojnë që OBRM-PDUKM të fus shtetin në krizë kushtetuese.

“Nëse qëllimi i opozitës është që të bllokojë zgjedhjen e gjykatësve kushtetues dhe të fus vendin në krizë kushtetuese, sepse në nëntor përfundon afati edhe i gjykatësit të pesë kushtetues, atë nuk do ta lejojmë. Do të thotë nëse qëllimi është të bllokojnë dhe të kemi krizë kushtetuese, nuk do të lejojmë, atë që e bëjmë, dhe unë përmend veten në to sepse pohoj se ajo është ashtu, le të ngrisin edhe paraqitje dhe çfarë të duan, sepse kjo është në kuadër të procedurave dhe ne i dalim në ndihmë që të mos krijohet krizë kushtetuese me atë që nuk do të funksionojnë gjykata kushtetuese”, deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit funksionon me përbërje jo të plotë, ndërsa në nëntor i përfundon mandati edhe një gjykatësi tjetër, me çka rrezikohet që vendi të futet në krizë kushtetuese. Me qëllim që të parandalohet kjo, kryetari i Kuvendit ka futur në rend dite zgjedhjen e dy gjykatësve, Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq, të cilët kanë ardhur si propozime nga kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Ky komisioni duhet të propozojë tre emra, megjithatë seanca ku diskutohet për kandidatin e tretë, kryeprokurorin publik, Lubomir Joveski, bllokohet nga OBRM-PDUKM me vërejtje procedurale dhe fjalime të gjata./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori