LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM vërteton se kryetari i tyre Hristijan Mickoski do të takohet me Viktor Orban

OBRM-PDUKM vërteton se kryetari i tyre Hristijan Mickoski do të takohet me Viktor Orban

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këto ditë do të jetë në Austri dhe në Hungari. Nga partia e tij vërtetojnë se do të ketë takim mes kryeministrit hungarez Viktor Orban, por nuk mohojnë se do të takohet edhe me Nikolla Gruevskim i cili ndodhet në arrati në Budapest.

“Në takim pritet të bisedohet për çështjet lidhur me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë, si dhe këmbimi i informacioneve të partive si motra për drejtimet e veprimit të mëtejshëm para Kongresit të ardhshëm të Partisë Evropiane Popullore për zgjedhjen e kryesisë së re”, thuhet në njoftimin e kumtesës së OBRM-PDUKM-së për takimin midis Mickoskit dhe Orban, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vizitën në Vjenë, OBRM-PDUKM shton se Mickoski do të ketë takime shkencore, këmbim të përvojave dhe informacioneve lidhur me veprimtarinë e tij si profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.


Ndryshe, Nikolla Gruevski është kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së dhe gjendet në azil në Hungari nga nëntori i vitit të kaluar. Ai u arratis nga vendi që kur gjykata ja refuzoi të gjitha ankesat për anulim të dënimit me burg. Gruevski u dënua për rastin “Tanku” me dy vite burgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori